Javën e kaluar janë sanksionuar 179 automjete të parkuara në mënyrë jo të drejtë në Komunën Qendër

TË FUNDIT

Në Shkup javën e kaluar janë sanksionuar 179 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave dhe që e kanë penguar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit, informojnë nga NP Parkingje të Komunës Qendër.

Me “Karrotrecin” janë larguar 73 automjete që nuk janë parkuar sipas rregullave ndërsa me vendosjen e “bllokuesit” janë sanksionuar 106 automjete. Automjetet janë hasur në zona rezidente ndërsa nuk kanë qenë shfrytëzues-rezidentë në sektorin në të cilin janë parkuar.

“NP PKQ dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë rrugore në vazhdimësi e zbatojnë këtë masë me qëllim që të vihet në rend kaosi i komunikacionit dhe problemi me parkimin jo të drejtë në parkingjet komerciale dhe rezidente dhe rrugët në territorin e Komunës Qendër”, thonë nga komuna.