Javën e ardhshme pritet takimi Kovaçevski-Mickoski. VMRO-DPMNE: Aty do të qartësohet nëse Kovaçevski është poltron i BDI-së

TË FUNDIT

Javën e ardhshme pritet që të mbahet takimi i paralajmëruar mes kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoki dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, por ende nuk dihet dita dhe ora e takimit. Zëdhënësi i LSDM-së Darko Kaevski theksoi se në takimin e liderëve do ta bëhet e qartë nëse Mickoski është pjesë e bllokut për BE ose mbetet në bllokun anti-europian me Levicën.


“Përgjegjësi para qytetarëve dhe ardhmërisë të vendit kanë të gjithë 120 deputetë dhe partitë politike duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në. Zgjedhja është integrim në BE ose izolim. Nuk ka opsion tjetër, as shanse që të kemi marrëveshje më të mirë se kjo që kemi, ndërsa qytetarët e kanë parë se si duket izolimi nga 2006 deri në 2016-tën, shtet i robëruar pa perspektivë, regjim, vend i prapambetur që nuk ecën përpara”, tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së/

E nga VMRO-DPMNE thonë se nëse do të ketë takim mes Kovaçevskit dhe Micskoskit atëherë do të bëhet e qartë nëse Kovaçevski është poltron i BDI-së ose jo.

“Në takimin e liderëve nëse LSD ndalet me lojërat e fëmijëve dhe nëse realizohet takimi do të bëhet më e qartë nëse Kovaçevski është poltron i BDI-së ose jo. Nëse LSD mendon se dikush në vend beson se Artani dhe Talati janë europian dhe për vlera europiane, atëherë ose e nënvlerësojnë popullin ose janë aq të korruptuar sa që as nuk guxojnë të bëjnë asgjë pa lejen e BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Mickoski dje theksoi edhe njëherë se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe se procesi do të dështojë. Mickoski ka sugjeruar që temë diskutimi në takimin e liderëve duhet të diskutohet edhe për periudhën pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese, kur sipas Micskoskit, kryeminstri Kovaçevski duhet të jep dorëheqje.