Nga 16 deri më 22 nëntor të këtij viti në mënyrë virtuale do të mbahet Java globale e sipërmarrësisë (JGS), iniciativë një javore e cila do të ndodh njëkohësisht në 170 vende në mbarë botën dhe lidh mbi 10.000 partnerë në aktivitete të orientuara ndaj promovimit të sipërmarrësisë, përforcimin e partneriteteve dhe formim të relacioneve të reja për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e sipërmarrësisë në këto vende.
Këtë vit katër temat e JGS-së janë përvetësimi i aftësive sipërmarrëse në kuadër të arsimit formal dhe joformal, inspirimi i bashkësive dhe organizatave për realizimin e bashkëpunimit më të mirë i cili do të mundësojë bazë të sipërmarrësve për deponimin e biznesve të tyre, uljen e barrierave për formimin e bizneseve veçanërisht për të rinjtë dhe gratë të a.q. nxitje të inkluzivitetit në biznes dhe krijim cilësor të politikave si bashkëpunim mes ekosistemit dhe Qeverisë.
