Java e intervistave me liderët politik në TV21, Afrim Gashi kursen renditjen e 3 projekteve kapitale të programit

TË FUNDIT

Lideri i Alternativës , Afrim Gashi në emisonin Debate zgjedhore kushtuar zgjedhjeve parlamentare, nuk përmendi 3 projekte kapitale që do t’i realizojë koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëse fiton në 4 vitet e ardhshme mandate, duke vlerësuar se premtimet që jepen duhen mbajtur.

Afrim Gashi: “Ne kemi problem me ujësjellës dhe kanalizim në shumicën e qyteteve shqiptare”.

Fatmir Aliu: Po tri permendmi që keni plan t’i bëni?

“Po 500 milion euro po ju them për 4 vite për zhvillime infrastrukturore kjo është e para.

Fatmir Aliu: Zhvillimi infrastrukturor ku, cka, qysh, tek se zhvillim infrastrukturor është krejt Maqedonia.Prandaj po ju pyes tre projekte konkrete, po flisni për ndryshim por cka?

Afrim Gashi: “Ky është projekti i parë që jau ceka mendoj se është mjaftë i qartë nëse nuk e keni të qartë do të duhet të hyjmë në thellësi të programit apo të vijnë ekspertët ekonomik dhe tua shpjegojnë në detaje. Po ju them se intenca jonë është që për 4 vite t’i zgjidhim problemet infrakstukturore.

Kanalizimi ujësjellësi asfaltimi ndriçimi të jetë një proces në përmbyllje pas 4 viteve”.

Ndërsa për kryeministrin e parë shqiptar, Gashi tha se për momentin vendit nuk i duhet një gjë e tillë deri sa nuk arrihet barazia etnike në vend.

Afrim Gashi: “Nuk mendojmë që duhet në këtë moment”.

Fatmir Aliu: Ju mendoni që si duhet Maqedonisë një kryeministër shqiptar.

AfrimGashi: “Në këtë moment në 2020 shqiptarët kanë”…

Fatmir Aliu: Po përse i duhet në të ardhmen?

Afrim Gashi: “Në të ardhmen kur të realizohet barazia në vend”.

Fatmir Aliu: A mendoni se prej pozicion të shefit të Qeverisë mundeni të rregulloni kështu këto punë ?

Afrim Gashi: “Jo”.

Fatmir Aliu: Jo!

Fatmir Aliu: Ju jeni si kryeministër nuk mund t’i rregulloni  të gjitha këto që folëm sonte?

Afrim Gashi: “Jo”.

Lideri i AAA, Afrim Gashi foli edhe për buxhetin e shtetit, për nevojën e një gjyqësori të pavarur si dhe shprehu bindje të plotë se këto zgjedhje do t’i fitojë. Gjithashtu ai foli edhe për përçarjet në mes Levizjës Besa dhe Alternativës duke thënë se këtyre ju është bërë një padrejtësi. TV21 me emisionin Debate Zgjedhore kushtuar zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjatë gjithë kësaj jave do të ketë të ftuar liderët e partive poltike për të shpalosur programin e tyre zgjedhor.