Janevska: Kemi mbyllur 14 universitete private, do të mbyllen edhe shkollat e larta që nuk i plotësojnë kushtet

TË FUNDIT

I ashtuquajturi fakultet për biznes dhe ekonomi është mbyllur pasi nuk i ka plotësor kushtet, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përcjell TV21.Janevska tha se shkolla e lartë kishte humbur edhe hapësirat ku zhvillonte aktivitete, pas çka Agjencioni për Kualitet në Arsim të Lartë ka konstatuar që kjo shkollë e lartë është jofunksionale.

“Siç e dini, kemi mbyllur 14 universitete private, kjo është shkolla e parë e lartë private që nuk do të punojë më. Dhe unë shpresoj që universitetet private, sepse një pjesë prej tyre kur panë se po kontrollojmë dhe se po i mbyllim, edhe vetë vendosën që të mbyllen. Unë shpresoj që edhe një pjesë e institucioneve për arsim të lartë që me të vërtetë nuk i plotësojnë kushtet, që vetë të hyjnë në proces të mbylljes, nëse jo, ne do t’i mbyllim”, theksoi Janevska.