Janeva i hedh kunja Ruskoskës: Nuk kam ndikuar në vendimet e Apelit, aq më pak t’i “shkund nga brekët”

TË FUNDIT

Ish-kryeprokurorja e Speciales Katica Janeva, tani e akuzuar në lëndër “Reket”, para trupit gjykues në seancën e sotme foli për ndryshimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak të 8 personave të akuzuar në lëndën “Perandoria”.

Në fjalën e saj Javena rikujtoi shprehjen e e prokurores Villma Ruskoska, e cila është prokurore edhe e “Reketit”, e që pati deklaruar se do t’i “shkund nga brekët” gjykatësit që e patën sjellë vendimin për masën e paraburgimit. Me stilin e njëjtë foli edhe Janeva sot:

“Unë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk kam ndikuar mbi gjykatën dhe gjykatësit, veçantërisht të mos i shkund nga brekët” u shpreh Janeva./TV21