“Falë Zotit që erdhi dita kur edhe unë mund të tregoj diçka për lëndën “Perandoria”. Nuk është përallë por punë” tha para gjzkatësve ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva e cila është ndër të akuzuarat në lëndën “Reket”.
Ajo pohoi se PPS-ja deri në Gjykatën Penale ka ngritur 16 akuza në afat prej 18 muajsh. Mes tyre kanë qenë edhe lëndët “Titanik” dhe “Target-Fortesa”.
Janeva tha që ajo kishte porositur prokurorët specialë që të vazhdojnë me dëgjimin e përgjimeve, por se bisedimet e reja nuk përmbajnë asgjë specifike që dëgjohej në “bombat” e opozitës së atëhershme, por edhe se kishte disa biseda që tregonin krim./TV21
