Katica Janeva gjatë dëshmisë së saj tregoi edhe për zëvendësimin e masës së paraburgimit në burg shtëpiak për 8 personat në lëndën “Perandoria”. Në atë kohë prokurorja Villma Ruskovska pati thënë se do t’i “ shkundi nga brekët” gjykatësit e Apelit të cilët kanë nënshkruar atë vendim. Në po të njejtin stil u përgjigj edhe Janeva.
“Unë pohoj se asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk kam ndikuar në gjykatë, në asnjë vendim të gjykatësve, e veçanërisht as nuk i kam shkundur nga brekët”, tha Janeva.
