Pandemia nuk guxon të ndërpresë ndërtimin e rrugëve, hekurudhës, as edhe gazifikimi dhe kapaciteteve dhe ujësjellësit. Në tremujorin e parë të vitit realizimi i investimeve kapitale është i mirë dhe deri në mesin e prillit arrin 10 përqind. Muajin e ardhshëm presim që kriza të ketë ndikim më të vogël dhe të forcohen punët në terren. Tendenca jonë është të përsërisim rezultatet e vitit të kaluar, ka thënë sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
“Në mesin e muajit prill, realizimi i investimeve kapitale është 10 për qind. Këtu nuk hyjnë investimet në infrastrukturën rrugore ku shënohen rezultate të mira me 21 për qind realizim ose 60 milionë euro. Në pjesën e infrastrukturës komunale janë realizuar përtej 110 milionë denarë nga ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit ose 21 për qind nga mjetet e planifikuara përmes Bankës evropiane për investim dhe 15 për qind përmes projekteve nga KFW bankës”, tha Goran Sugareski.
Edhe sipas drejtorit të Ndërmarrjes publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov puna vazhdon me ritëm të pazvogëluar.
“Me përgjegjësi them se nuk do të ketë shkurtim të investimeve kapitale që u përkasin projekteve infrastrukturore. Nga 18.5 miliardë denarë në tremujorin e parë janë realizuar rreth katër miliardë që nënkupton se nuk ka asnjë ngecje dhe punojmë intensivisht në terren, konform kushteve kohore dhe rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi”, tha Zoran Kitanov.
Deri dje, 24 prill, sipas tij Ndërmarrja ka paguar 3.951.600 denarë nga buxheti i saj për realizimin e programit ose 21.3 për qind.
