Rreth 60 të punësuar në Drejtorinë për të Hyra Publike në njësinë rajonale të Tetovës edhe pse janë të punësuar si nëpunës shtetërorë, ata veprojnë si nëpunës tatimorë. Ata për çdo ditë punojnë me të dhënat e kompanive dhe personave fizik dhe kanë qasje tek të gjitha të dhënat.
Drejtoresha e Drejtorisë për të Hyra Publike thotë se është e njoftuar për këtë rast dhe pret miratim nga ana e Ministrisë për Financa që të rregullohet kjo çështje.
“Numri më i madh të punësuarve në DAP janë nëpunës shtetërore edhe pjesa tjetër të nënpunës tatimor. Ata janë koletë tanë që punojnë në kontabilitet, sektorin për financa në sektorin për punë të përgjithshme që e kemi në kuadrin tonë si institucion dhe një pjesë e tyre do të transferohet. Kjo është edhe kërkesa ime së bashku me ministrin e Financave edhe fillimisht duhet të marrim pëlqim edhe më pas ata një nga një edhe t’i transferojmë”, deklaroi Sanja Llukarevksa – Drejtoreshë e DAP-it.
Këta të punësuar marrin të vogla, ndërsa për punën që bëjnë duhet të paguhen më shumë.
“Gjithsesi se ka edhe dallim në rroga nga të punësuarit tatimor edhe shtetëror. Fillimisht i falënderoj ata kolegë që një pjesë e tyre janë në inkuadruar edhe në çështjet tatimore”, shtoi Llukarevska
Televizioni 21 kontaktoi me disa nga të punësuarit e kësaj drejtorie në Tetovë. Ata pohojnë se janë duke kryer edhe punë tatimore por nuk duan të flasin para kamerave. Një pjesë tyre janë mbi 5 vjet në këtë drejtori. Ata shpesh kanë marr premtime se do u jepet edhe vendim sipas veprimit që bëjnë, por deri më tani kërkesa e tyre nuk ka gjetur mbështetjen e ministrisë së Financave.
