Jakimovska: Nuk kemi infrastrukturë për zhvillimin e një iniciative si “Culture trip”

TË FUNDIT

Drejtuesja e start-up “Culture trip” dhe ish-gazetarja e BBC dhe Guardian, Ana Jakimovska, në emisionin “21 Analizë” në TV21 është përgjigjur se sa e realizueshme është që një iniciativë si “Culture trip” të ketë sukses edhe në Maqedoni.

Sipas saj, është shumë e vështirë për dy gjëra – infrastrukturën dhe mentalitetin.

“Nuk ka infrastrukturë. Nuk jemi të pjekur si shoqëri për një gjë të tillë. Nuk mendoj se ne kemi zhvilluar një nivel të dëshirës për të mbështetur sipërmarrësit pa kushte, që ata të mund të zhvillohen”, thotë Jakimovska.