Array

Jahjaga: Gjykata Speciale – një obligim ndërkombëtar

Must Read

Grubi – Bregu: Bashkëpunimi rajonal është mundësi për integrim më të shpejtë në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim...

​Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës me delegacionin amerikan dhe emisarin Richard Grenell.

Protesta e dytë e nënave në pushim të lindjes dhe e prindërve të fëmijëve deri gjashtë vjeç

Nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare dhe ato të cilat janë në pushim të lindjes, sot...
- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka biseduar sot në takime të veçanta me shefat e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave kushtetuese ka njoftuar shefat e grupeve parlamentare për hapat e deritashëm të ndërmarrë në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale dhe domosdoshmërinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka njoftuar shefat e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për nevojën e përmbylljes së këtij kapitulli të rëndë për Kosovën që do të merret me akuzat për krime të pretenduara të individëve dhe jo më pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Jahjaga në përfundim të takimeve me shefat e grupeve parlamentare deklaroi: Takimet tani që i pata me të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ishte që thjeshtë ta përmbush obligimin tim kushtetues dhe ligjor, që të jem faktor i unitetit institucional përbrenda të gjitha institucioneve të vendit, për t’i njoftuar lidhur me të gjithë procesin që kemi kaluar deri më tash sa i përket përmbushjes së një obligimi ndërkombëtar që ne e kemi marrë si shtet. Ju e dini shumë mirë se Kuvendi i Kosovës tanimë e ka miratuar me 2/3 të votave të legjislacionit të kaluar për miratimin dhe themelimin e Gjykatës Speciale dhe letërkëmbimin në mes të Presidentit të vendit dhe përfaqësueses speciale të BE-së dhe alternativën të cilën tani e kemi përpara është alternativa më e mirë për qytetarët e Kosovës, për institucionet e Republikës së Kosovës.

Unë e kam thënë disa herë dhe e ritheksoj edhe herave të ardhshme se kjo nuk e vendos në pikëpyetje luftën e lavdishme të UCK-së, por është një proces që ka të bëjë me individë të caktuar dhe ne kemi thënë se ne si shtet, por është edhe parim kushtetues i Kosovës se jemi të përcaktuar për drejtësinë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet t’i përmbahemi këtij parimi dhe ne duhet ta përmbushim këtë obligim.

- Advertisement -

Grubi – Bregu: Bashkëpunimi rajonal është mundësi për integrim më të shpejtë në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të...

​Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës me delegacionin amerikan dhe emisarin Richard Grenell. Emisari i presidentit Donald...

Protesta e dytë e nënave në pushim të lindjes dhe e prindërve të fëmijëve deri gjashtë vjeç

Nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare dhe ato të cilat janë në pushim të lindjes, sot pasdite sërish dolën në protestë...

Pasqyrë ditore të gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave të reja, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar  31.345,441 persona. Prej tyre kanë vdekur...

Gjukanoviq: Pas zgjedhjeve, të gjithë kanë arsye të jenë të kënaqur

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi sot se prania e misionit vëzhgues të Rrjetit evropian të organizatave për monitorimin e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -