Ambientalistët kërkojnë që sa më të shpejt mali Jablanicë të shpallet park nacional dhe që urdhri i mbrojtjes të plotësohet sa më shpejt. Ata besojnë se kjo do ta ndalonte shkatërrimin, uzurpimin e tokave dhe ndërtimet pa leje.
“Vendosja nën kontroll e këtyre proceseve dhe ndalimi i proceseve ilegale do të jetë fitimprurëse vetëm popullatën që jeton në zonën e malit të Jablanicës. Këtu ka shumë fshatra, një popullatë e madhe që mund të përparojë nga statusi i ardhshëm i mbrojtur i zonës malore”, pohoi Jovan Sekuloski, Bordi nismëtar.
Shpyllëzimi dhe ndërtimet e egra janë sfidat kryesore në brezin malor që njihet për florën dhe faunën endemike. Përgatitja e Studimit për vlerat natyrore të Jablanicës është duke u zhvilluar, por procesi për shpalljen e zonës së mbrojtur ka ngecur.
“Një që është e nevojshme është që të kemi kohë të mjaftueshme, tjetra kërkon financa. Jemi duke u munduar të sigurojmë burime financiare nga anë të ndryshme në mënyrë që kapitujt e ndryshëm të atij studimi të mbulohen dhe pasi të bëhet ai të dorëzohet në Ministrinë e Mjedisit”, tha Robertina Brajanoska, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Mjedisore të Maqedonisë.
Pjesa e Jablanicës që bie në territorin e Shqipërisë është shpallur park nacional që nga viti 2008, ndërkaq në Maqedoninë e Veriut nisma ekziston që në 2007-tën. Shpallja “park nacional” edhe në Maqedoni, do ta ndalonte projektet ndërtimore, shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe ndryshimet e terrenit.
