Trajneri Pep Guardiola ka marrë disa lajme të mira para ndeshjes kthyese në Champion League kundër Portos.
Trajneri spanjoll do të këtë në dispozicion Gotzen, Bernatin, Lahmin dhe Bastian Schweinsteiger.
Megjithatë pritet që Guardiola të këtë disa mungesa shumë të rëndësishme për ndeshjen që zhvillohet të martën.
Mungesa më e madhe llogaritet të jetë ajo e Franck Ribery, por do të mungojnë edhe David Alaba, Arjen Robben, Javi Martinez, Medhi Benatia dhe Tom Starke.
