Infrastruktura sportive në vendin tonë vazhdon të jetë e rëndë.
Sportistët tanë vazhdojnë aktivitetin e tyre në kushte tejet të vështira. Në gjendje aspak të mirë është edhe Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Pamjet e xhiruar të martën mbrëma nga KosovaPress, dëshmojnë më së miri kushtet në të cilat ushtrojnë sportistët tanë, konkretisht karateistët, sport ky që i ka sjell vendin tonë medalje te shumta.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, nesër do ta vizitojë vendin tonë, ku në agjendën e tij është edhe vizita që do t’ia bëjë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, për të parë nga afër infrastrukturën sportive që ekziston në këtë Pallat sportiv.
A thua çfarë do të thotë Thomas Bach për palestrën tejet të dëmtuar ku stërviten karateistët tonë.
