Izraeli vret edhe një komandant të lartë të Iranit, Katz e quan operacionin “një mesazh të rëndësishëm për partnerët amerikanë’’

TË FUNDIT

Dy burime izraelite me njohuri për çështjen i kanë thënë më parë CNN-it se Tangsiri ishte vrarë.

“Mbrëmë, në një operacion të saktë dhe vdekjeprurës, IDF-ja ka eliminur komandantin e Marinës së IRGC, Tangasiri, së bashku me zyrtarë të lartë të komandës detare. Ne do të vazhdojmë të operojmë në Iran me forcë të plotë për të arritur objektivat e luftës”, ka thene ai.

Katz gjithashtu e ka quajtur operacionin “një mesazh të rëndësishëm për partnerët tanë amerikanë, që pasqyron ndihmën e IDF-së në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”.

Tangsiri ka qenë gjithnjë e më i zëshëm dhe i dukshëm që kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën fushatën e tyre kundër Iranit. Ai ka qenë një figurë kyç pas bllokadës pothuajse totale të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.