Izraeli thotë se ka vrarë kreun e organizatës së naftës në Iran

TË FUNDIT

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar eliminimin e kreut të organizatës së naftës që i përket Gardës Revolucionare të Iranit.

Sipas deklaratës zyrtare, organizata në fjalë menaxhon shitjet e naftës, të cilat përbëjnë një nga burimet kryesore të financimit për regjimin iranian dhe për organizatat aleate të tij në rajon.

Ky zhvillim konsiderohet i rëndësishëm, pasi lidhet drejtpërdrejt me rrjedhat financiare që mbështesin aktivitetet e Iranit dhe ndikimin e tij në Lindjen e Mesme.