Izraeli: Raketat iraniane kanë vrarë tre gra palestineze Bayt Awa

TË FUNDIT

Tre gra palestineze janë vrarë në zonën e Bayt Awa si pasojë e një sulmi iranian me municion thërrmues, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit. Shtojnë se sulmi është kryer me raketë iraniane dhe është regjistruar nga banorë të zonës përreth. Autoritetet izraelite pretendojnë gjithashtu se një tjetër municion nga e njëjta raketë ka goditur një komunitet izraelit aty pranë.

“Tre gra palestineze u vranë në Bayt Awa nga një sulm me raketë thërrmuese iraniane, i kapur në video nga banorët e Asael-it aty pranë. Shikoni si një tjetër municion nga e njëjta raketë thërrmuese godet një komunitet izraelit aty pranë. Regjimi iranian përdor qëllimisht municione thërrmuese për të shënjestruar civilët – hebrenj dhe arabë njësoj – me armë të dizajnuara për të shkaktuar dëme të gjera dhe të pakontrolluara”, thuhet në njoftim.