Izraeli filloi me testimin e vaksinës kundër korona virusit tek vullnetarët

TË FUNDIT

 Izraeli filloi me testimin e vaksinës kundër koronavirusit mbi vullnetarët dhe nëse dëshmohet efikase, verën e ardhshme do të jetë në dispozicion për qytetarët, deklaroi sot Shmuel Shapira, drejtor i përgjithshëm i Institutit izraelit për hulumtim biologjik.

Në testim do të marrin pjesë 80 vullnetarë në fillim ndërsa deri në dhjetor ky numër duhet të jetë 960.

Nëse kjo fazë e testimit dëshmohet e suksesshme, në fazën e tretë, në prill ose në maj, duhet të marrin pjesë rreth 30.000 vullnetarë.

“Ne jemi në fazë përmbyllëse”, tha Shapira.

Instituti punon në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe filloi me testimin e vaksinës tek kafshët në mars, që vetëm para një jave të publikojë se ka marrë leje prej trupit rregullator të kalojë në fazën e ardhshme të testimit.

Masat restriktive në Izrael, vend me nëntë milionë banorë, ngadalë po lehtësohen pasi është duke u zvogëluar numri i personave të infektuar nga koronavirusi.