ITSHKSH sqarohet pas reagimeve për pllakën përkujtimore të Nënë Terezës

Must Read

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen...

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të...
- Advertisement -

Pas reagimeve në opinion për pllakën përkujtimore të Nënë Terezës, ITSHKSH ka lëshuar një sqarim. Nga Instituti thonë se në këtë përvjetor të Gonxhe Bojaxhiut qëllimi ka qenë që të kthejnë gjuhën amtare të Nënë Terezës në sheshin e Shkupit.

Sqarimi i plotë i ITSHKSH-së

- Advertisement -

“Përvjetori i 110 i lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Tereza, nën organizimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, u shënua në mënyrë madhështore dhe të dinjitetshme në Shkup dhe në Prishtinë, në frymën e humanizmit dhe tolerancës që ka shëmbëllyer nobelistja jonë.  

Qëllimi parësor i Institutit tonë ka qenë që pikërisht në këtë përvjetor, të kthejë gjuhën amtare të Gonxhes në Sheshin qendror të Shkupit, aty ku madje pati qëllime shumë dashakeqëse për fshirjen e gjurmëve të shtëpisë së saj. Dhe kjo u arrit falë betejës sonë, bashkë me institucionet tjera, shoqërinë civile dhe autoritetet shqiptare të Qytetit të Shkupit.       

- Advertisement -

Reagimet që u bënë në drejtim të dukjes së pllakës apo edhe emrit të donatorit, mbase kanë qenë për shkak të painformimit të duhur të reaguesve. 

E para, për vendin në të cilën është vendosur ajo pllakë, ka kontest gjyqësor meqë ajo pronë është e privatizuar vite më parë. Dhe, derisa nuk zgjidhet ai kontest, nuk mund të bëhet ndryshim rrënjësor, pra diçka që do të dëshironim të gjithë. Sa për informim, ne si Institut, së shpejti do të paraqesim elaborat deri te Kuvendi republikan, për shpalljen e Shën Nënë Terezës aset shtetëror. Në atë rast ai vend ku gjendet sot pllaka përkujtimore në tre gjuhë, do të merr pamje krejt tjetër dhe do të ridizajnohet me elemente autentike të jetës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut. Prandaj, gabohen rëndë të gjithë ata që nguten me vlerësime të pamatura.                

- Advertisement -

Çështja tjetër që u ngrit si shqetësim, ishte ajo e emrit të donatorit z. Enver Maliqi në pllakën përkujtimore! Duke i ditur rrethanat e lartpërmendura, ne kishim vendosur që të jetë edhe emri i tij aty, jo për shkak të shumës së mjeteve të shpenzuara, por për shkak të një lloj garancie që ka dhënë i njëjti, duke qenë edhe zëvendëskryetar i Qytetit të Shkupit. Megjithatë, nga një letër që z.Maliqi ka dërguar në adresën tonë pak më parë, në shenjë të vullnetit të mirë, respektimit të figurës së madhe të njerëzimit, dhe për të kontribuar në mosnxitjen e debateve të panevojshme në opinion, ai ka kërkuar që t’i hiqet emri nga pllaka. Dhe ne e vlerësojmë shumë këtë akt qytetar, për çka edhe e falënderojmë.

Në fund, vlerësojmë lartë aktivizmin qytetar për çështje me interes publik, dhe njëkohësisht kërkojmë mirëkuptim që gjërat e mira t’i bëjmë bashkë, ngadalë, me maturi dhe mençuri, e jo me eufori dhe vlerësime të pakontrolluara që nuk i bëjnë mirë kauzës sonë të përbashkët”, thuhet në sqarimin e ITSHKSH-së, lëshuar mediave.

- Advertisement -

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor....

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi...

Arturo Vidal: Me Interin dua të fitoj shumë gjëra

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për...

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -