Italia ndaloi udhëtime nga 21 dhjetor deri më 6 janar

TË FUNDIT

Qeveria italiane sot kumtoi se do të vendos ndalesë për udhëtim gjatë festave të Vitit të Ri, në mënyrë që të përpiqet ta parandalojë përhapjen e koronavirusit, njoftoi Gardian.

Rregullat e reja, së bashku me aktualet që përfshijnë orën policore, do të përpiqen ta ndalojnë qarkullimin e virusit në të gjithë vendin gjatë periudhës së festave, me kufizimin e numrit të njerëzve të mbledhur në një vend.

“Nëse e ulim rojën tani, vala e tretë është mbas këndit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranca.

Udhëtimet midis provincave italiane do të ndalohet nga 21 dhjetori deri më 6 janar, ndërsa njerëzve nuk do t’u lejohet të largohen nga qyteti më 25, 26 dhjetor dhe 1 janar, shtoi Gardijan.

Qytetarët gjithashtu “seriozisht këshillohen” të mos shkojnë te miqtë, të afërmit, fqinjët dhe të jenë vetëm me anëtarët e familjes.

Masat e tjera kufizuese do të futen më vonë gjatë ditës, ndërsa çdokush që hyn në Itali do të jetë i detyrueshëm të kalojë dhjetë ditë në karantinë, duke filluar nga 20 dhjetori.

Ky veprim është menduar për t’i parandaluar italianët të shkojnë në vendpushimet e skjimit që janë të hapura në disa vende evropiane.

Kafenetë dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura në rajonet që janë në zonën e kuqe ose portokalltw, ndërsa në zonën e verdhë, objektet hotelierike mund të jenë të hapura deri në orën 18.00, ndërsa ora policore është në fuqi në të gjithë vendin nga ora 22.00.

Në zonat e verdha, ku restorantet janë të hapura deri në orën 18:00, qeveria po mendon akoma nëse do t’u lejojë këtyre objekteve të shërbejnë drekë në Krishtlindje dhe një ditë më vonë më 26 dhjetor.

Vendpushimet e skijimit do të mbyllen, ndërsa nuk do të ketë as lundrime.