Italia ashpërson masat për mbrojtje nga Covid-19, gjobat shkojnë deri në 400 euro

TË FUNDIT

Italia ka forcuar masat kufizuese për të pavaksinuarit. Të gjithë ata persona që nuk pranojnë të vaksinohen u ndalohet hyrja në bare, restorante, të vizitojnë muze, klube apo të shkojnë në evente sportive.

Për të hyrë në këto ambiente qytetarët duhet të jenë të pajisur me “Super Green Pass” e cila vërteton se janë vaksinuar, apo shëruar nga COVID-19.

Edhe për të hyrë në autobusë apo trena duhet të jesh i pajisur me një dëshmi imunizimi apo test negativ PCR, në të kundërt gjobitesh me 400 euro.

Italia ka një nga nivelet më të lartë të të vaksinuarve, 80% e popullsisë kanë marrë të dyja dozat, dhe 15% dozën e parë.

Të frikësuar nga festat dhe nga varianti Omicron në Romë hyri në fuqi detyrimi për të përdorur maskën jashtë, veçanërisht në zonat ku ka mbipopullim.

Edhe pse numri i rasteve është në rritje, Italia është në një pozitë më të mirë se vendet fqinje, duke regjistruar 15,000 apo 20,000 raste të reja çdo ditë.