Itali, arrestohen rreth 60 bashkëpunëtorë të dyshuar të mafias

TË FUNDIT

Policia italiane ka marrë masa paraprake ndaj 59 bashkëpunëtorëve të dyshuar të mafias napolitane Kamora, raportojnë mediat lokale.

Janë arrestuar 36 persona, 16 u është caktuan arrest shtëpiak, kurse shtatë personave u është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e veprimtarisë. Përveç kësaj, hetuesit sekuestruan pasuri të ndryshme me vlerë prej 150 milionë euro.

Të arrestuarit dyshohen për zhvatje, larje parash, mashtrim, korrupsion, armëmbajtje pa leje dhe krime të tjera.

Kamora konsiderohet më brutalja nga të gjitha grupet mafioze italiane. Ajo u bë e famshme në botë pas botimit të librit të publicistit Roberto Saviano “Gomorra”, në të cilin autori zbulon se anëtarët e Kamorras kontrollojnë asgjësimin e mbeturinave, përfshirë edhe ato toksike.