Ismet Vejseli fiton çmimin e parë për solokëndim në Rusi

TË FUNDIT

Artisti i ri nga Kumanova Ismet Vejseli fiton çmimin e parë në solokëndim në Rusi. Këtë vit gara është realizuar online, për shkak të situatës me Covid-19. Nga 45 konkurrentët në kategorinë solokëndim, Ismeti ka arritur që të zërë vendin e parë. Ai për këtë çmim është ndjerë mjaftë i lumtur, transmeton TV21.

“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se sot arritën rezultatet nga Rusia, ku në një konkurs i cili sivjet është realizuar online, nga 45 konkurentë në kategorinë time, kam fituar çmimin e parë”, thekson Ismet Vejseli.

No description available.

Ismet Vejseli, një tenor i ri nga Kumanova, po ndjek studimet në degën e solokëndimit. Ai fillimet i kishte në instrumentin e klarinetës, ndërkaq më vonë kaloi në këndim.