ISIS ka liruar 22 anëtarë të minoritetit asirian krishterë që ka kapur para gjashtë muajsh në verilindje të Sirisë , kanë thënë organizatat joqeveritare.
Asirianët e liruar janë në mesin e 200 anëtarëve të komunitetit të cilët pjesëtarët e shtetit islam i rrëmbyen në shkurt të këtij viti , gjatë ofensivës në provincën e Hasaka në veri-lindje të Sirisë.
Në mesin e tyre janë edhe 14 gra ka thënë Observatori për të drejtat e njeriut.
