ISIS, "do ta djegim Amerikën"

TË FUNDIT

Ekstremistët nga radhët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video-xhirim, me anë të së cilit kërcënojnë amerikanët dhe tërhoqën vërejtjen se do të përsëritën sulme të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001.
Në porosi theksohet se lëvizja e xhihadistëve tani është më e madhe dhe më e fuqishme, në krahasim me kohën kur Al Kaida sulmoi Nju-Jorkun dhe Uashingtonin para 14 viteve dhe se islamistët tani janë sërish të gatshëm që të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shteti Islamik tërhoqi vërejtjen se asnjë amerikan nuk do të mund të ndjehet i sigurt në botë dhe se kjo organizatë tani aq sa duhet e fuqishme, për të djegur sërish Amerikën.
Në video-xhirimin me titull “Do të djegim Amerikën” ithtarët e Shtetit Islamik ftohen që të sulmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se ndjenja e sigurisë për qytetarët amerikanë është një fatamorganë.
Në xhirim janë përfshirë edhe disa prej krimeve më të tmerrshme të kryera nga islamistët, siç janë ekzekutimet me prerje të kokës të gazetarëve dhe pilotëve, si dhe pamjet e shkatërrimit të qyteteve antike.RTV21