Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është parë duke bërë vrap pas lirimit të tij nga burgu. Sarkozy është parë teksa vrapon në brigjet e Senës dhe shijon lirinë pasi qëndroi disa ditë në qeli pasi u dënuar me 5 vite burg.
Ai ishte i veshur me një kostum sportiv të errët dhe i shoqëruar nga truproja i tij teksa zhvillonin aktivitet fizik pak orë pasi u liruar. Sarkozy u dënua me 5 vite burg për fondet që kishte pranuar nga ish-diktatori libian Muammar Gaddafi. Ai u lirua brenda pak ditësh pas problemeve të sigurisë në burg dhe ankimimit të vendimit nga avokatët.
Seanca e apelit është planifikuar për muajin mars të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë jashtë Francës. Mediat franceze raportojnë se ish-presidenti po mendon edhe për një lëvizje të re politike.
