Ish Papa në gjendje të rëndë shëndetësore

TË FUNDIT

Papa Françesku tha të mërkurën se paraardhësi i tij Papa Benedikti është “shumë i sëmurë” dhe kërkoi lutje për ish-Papën 95-vjeçar.

“Dua t’ju kërkoj të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, i cili mbështet Kishën në heshtjen e tij. Ai është shumë i sëmurë”, tha Françesku gjatë një fjalimi në Vatikan të mërkurën.

“I lutemi Zotit që ta ngushëllojë dhe mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën deri në fund”, tha i më tej.

Në vitin 2013, Papa Benedikti XVI tronditi botën duke marrë vendimin pothuajse të paprecedentë për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke përmendur “moshën e madhe”.

Njoftimi i Benediktit shënoi herën e parë që një Papë jepte dorëheqjen në gati 600 vjet.

Papa i fundit që dha dorëheqjen para vdekjes së tij ishte Gregori XII, i cili në 1415 dha dorëheqjen për t’i dhënë fund një lufte civile brenda Kishës Katolike, në të cilën më shumë se një burrë pretendonte se ishte papë.