Ish-kryeprokurorja e Speciales: Nëse duhet të mbaj përgjegjësi pse akuzova zyrtarë, ja ku më keni

TË FUNDIT

Katica Janeva, ish-kryeprokurore e Prokurorisë Publike Speciale, tani e akuzuar në lëndën “Reket”, po flet para gjykatës në Shkup, ku ndër të tjera theksoi se lënda “Perandoria” e PPS-së është dashur të marrë epilog para se ajo të shkojë në paraburgim, ndërsa tani nuk ka asgjë për këtë lëndë e as për të tjerat.

“Po del se vetëm Katica Janeva duhet të mbajë përgjegjësi. Le të mbaj! Ja ku jam, këtu jam, urdhëroni, do të qëndroj deri ne fund. Nëse duhet të përgjigjem për atë se pas 4 vitesh akuzova funksionarë, do të përgjigjem! Nëse kjo e kënaqë drejtësinë në Maqedoni, edhe unë jam e kënaqur!” tha Janeva e cila edhe një herë përsëriti se nuk ka marrë para që t’ia lehtësojë pozitën Kamçevit në cilëndo lëndë ku ai ka qenë i përfshirë, e as për lëshimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit./TV21