Ish kryeministri Nikolla Gruevski deponon dorëheqjen e tij në Kuvend në gjuhën hungareze

TË FUNDIT

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili pas procedurave gjyqësore iku në Hungari ku fitoi azil politik, dorëheqjen e paralajmëruar e ka deponuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 5 qershor.

Të hënën pritet që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinim me shefat e grupeve parlamentare ta shqyrtojnë dorëheqjen e Gruevskit dhe të vendosin nëse do ta vënë apo jo në rend dite të seancës së radhës të caktuar për të martën.

Xhaferi konfirmon se dorëheqja ka arrit në Kuvend me akt noterial dhe me vulat adekuate përmes të cilave vërtetohet se bëhet fjalë për deklaratë personale të Nikolla Gruevskit.

Kreu i Kuvendit Xhaferi thekon se dorëheqja ka arritur më 5 qershor, por është dërguar në përkthim nga gjuha hungareze dhe pasi të përkthehet do tu dorëzohet deputetëve.