Ish-sulmuesi i Liverpul, Daniel Sturridge, që tani luan në Australi, është urdhëruar që t’i paguajë 30 mijë dollarë personit që i gjeti qenin.
Lucci, u grabit nga shtëpia e futbolistit në Los Angeles në 2019 dhe Sturridge ofroi shpërblim për këto që do ta gjente.
Foster Washington, një reper i njohur me emrin Killa Fame, gjeti qenin dhe ia dorëzoi por nuk mori paratë e premtuara.
Një gjykatë në Los Angeles vendosi në favor të tij duke detyruar futbollistin që të paguante 30 mijë dollarë dëmshpërblim dhe 85 dollarë për koston e gjyqit.
Pasi gjeti qenin, Sturridge shprehu mirënjohje për atë, por nuk bëri me dije nëse i kishte dhënë paratë e premtuara.
