Dega në Egjipt e militantëve të Shtetit Islamik ka kërcënuar se do të ekzekutojë një kroat të rrëmbyer brenda 48 orëve, nëse autoritetet egjiptiane nuk lirojnë të gjitha gratë e burgosura myslimane. Shtetasi kroat, punonjës në një firmë energjike franceze në Kajro, është rrëmbyer më 22 korrik, derisa po udhëtonte në Gadishullin Sinai. Në një video të publikuar nga i ashtuquajturi Grup i Provincës Sinai, pengu ka identifikuar veten si Tomisllav Sallopek. Ai është shtetasi i parë i huaj që rrëmbehet dhe kërcënohet me vdekje nga militantët në Egjipt./21Media
