“Ky samit nuk i kishte… thënë në zhargonin e sportit sulm dhe mbrojtje, por kishim gol të zbrazët, penalti të pastër dhe për shkak të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Lidhjes demokratike nuk goditëm.”- Dimitar Kova¬çevski – Kryeministër.
Kështu u shpreh Kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel. Kovaçevski siguroi se pas hapjes së kapitujve në bisedimet me BE-në, do të angazhohen të gjitha kapacitetet, ato të opozitës, por edhe të pushtetit, me qëllim që vendi sa më parë të bëhet pjesë e BE-së dhe të përfitojë nga tregu i përbashkët. E me anëtarësimin në BE dyfishohen pagat pasi do të punohet në treg prej gjysmë miliardi, tha kryeministri.
“Deputetët e kanë obligim, pa marrë parasysh prej cilës parti politike janë, pa marrë parasysh prej cilës prominencë politike janë, majtas, djathtas, qendër, të marrin vendim për të ardhmen e këtyre qytetarëve. Mjaftë më fëmijët shkuan të punojnë nëpër BE, do të shkojnë inxhinierët tanë të punojnë në MC DONALDS, nuk bën ajo punë, të vijnë të punojnë këtu.”- pohoi Dimitar Kova¬çevski Kryeministër.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se të rinjtë duan të shpërngulen nga vendi edhe nëse bëhemi pjesë ose jo e BË-së.
“Të gjitha elitat politike në Maqedoni janë përgjegjëse, por edhe Bashkimi Evropian është përgjegjës, ne nuk mund t’i shohim gjërat në mënyrë të njëanshme dhe ndoshta brezi i ri, njerëzit që janë tani ku ishim 20 vjet më parë i shohin këto gjëra shumë më qartë.
Një pyetje tjetër që më shqetëson më shumë se ajo e mëparshmja është pyetja që 90% mendojnë se do të largohen edhe kështu dhe ashtu, gjë që mund ta sjellë Maqedoninë në situatën më të keqe të mundshme, e ajo është se anëtarësimi në Bashkimin Evropian shihet si mundësi emigracioni nga vendi diçka që i ka ndodhur Kroacisë së fundmi, më parë në Bullgari, Rumani, Poloni etj.”- tha Aleksandar Nikollovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE.
Ndryshe rreth 69 për qind e qytetarëve konsiderojnë se vendi nuk është gati për hyrje në Union. Një e treta e të anketuarve besojnë se gjëja më e rëndësishme për anëtarësimin në Bashkim është respektimi i standardeve evropiane. Megjithatë, një pjesë e madhe konsiderojnë se përmbushja e kushteve nga fqinjët është shumë e rëndësishme. Këto janë rezultatet e anketës ku përfshihen 1,000 të anketuar e që u realizua me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Institutin për Demokraci Societas Civilis – Shkup.
