Restriksione për vizitën e personave të moshuar, gjimnaze dhe universitete të mbyllura. Shkollat fillore, të mesme, si dhe çerdhet janë të hapura, mësimi zhvillohet duke respektuar distancën. Shitoret dhe marketet punojnë. Nuk ka kufizim të lëvizjes, por ka distancë të patjetërsueshme fizike. Me shumë gjasa atë që e lexojmë në internet se Suedia nuk kujdeset fare për koronavirusin, nuk është ashtu. TV21 bisedoi me Liljana Koçoska –Marshall, doktor i shkencave mjekësore, specialiste për gjinekologji dhe akusheri, ndërsa punon si këshilltare e lartë medicinale në Klinikën Ultrajin Sofijahemed në Stokholm.
Mjekja Marshall thotë se edhe në Suedi ka masa kundër koronavirusit, por megjithatë ata janë në formë rekomandimi e jo dekreti. Por, disiplina e suedezëve është në nivel të lartë. Megjithatë as vetë autoritetet në këtë vend nuk janë të bindur nëse qasja e tyre është e drejtë.
“Sa i përket asaj se a ka pasur sukses Suedia në uljen e numrit të të infektuarve, do të shohim. D.m.th. a janë treguar si efektive këta masa në të cilat besojnë institucionet, si dhe numër i madh i qytetarëve, këtë do të shohim pak më vonë. Gjendja ashtu siç është, është vetëm një muaj e gjysmë, analizat do të tregojnë a ka të drejtë Suedia.
Doktor Koçoska- Marshall thotë se shtetet nuk duhet të bëjnë krahasime mes vetes në zbatimin e masave për shkak se ekzistojnë dallime në vetë veset e qytetarëve.
“Njerëzit i respektojnë masat apo rekomandimet për vetë-izolim, rekomandimet për higjienë personale, të mos vizitojnë më të moshuarit. Megjithatë këtu ka edhe lëshime, por është kombinim i besimit në institucione dhe vetë disiplinë”, tha Liljana Koçoska Marshall, Mjeke e Shkencave Mjekësore.
OBSH e lëvdoi qasjen suedeze ndaj koronavirusit, duke e quajtur “model i së ardhmes”.
d-r Majk Rajan – drejtor kryesor ekzekutiv i programit për gjendje të jashtëzakonshme në OBSH, mbrojti fuqishëm qasjen e këtij vendi skandinav ndaj përballjes me koronavirusin, që ishte shënjestër e kritikave të ashpra nga opinioni për masat e ndërmarra.
Sipas të dhënave të fundit, Suedia ka 21 mijë të infektuar dhe 2585 raste vdekje.
