Intervista me Ali Ahmetin, 100.000 shikime vetëm në rrjetin social Facebook, sonte mysafir Ziadin Sela

TË FUNDIT

Interesim i madh për t’u ndjekur intervista e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në ClickPlus në TV21.

Ende pa kaluar 24 orë nga kjo intervistë, shikueshmëria ka arritur deri në 100.000 shikime vetëm në rrjetin social Facebook.

Nëse shikohen edhe videot e shkëputura nga emisioni, tejkalon shifrën 150.000.

ClickPlus do të vazhdojë edhe sonte me intervista. Në ditën e fundit të fushatës, me fillim prej orës 20:05 do të mund ta ndiqni LIVE liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Pas Selës, do të jetë debati për komunën e Tetovës me fillim prej orës 21:30.

Qëndroni me TV21!