Interpol: Konfiskohen 17.000 teste të rrejshme për Covid-19

TË FUNDIT

Policia konfiskoi  17.000 komplete të rrejshme për testim  të Covid-19, të cilat janë gjetur në operacione kundër kontrabandimit të  ushqimit dhe pijeve ilegale në dhjetëra vende, kumtoi sot Interpol.

Policia ka konfiskuar prodhime të falsifikuara ose jostandarde në vlerë prej 34,5 milion euro në 77 vende dhe ka arrestuar 407 persona në operacion e cila ka zgjatur nga dhjetori i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2020.

Mes prodhimeve ka produkte të qumështit, mish nga kafshët e therura në mënyrë joligjore dhe prodhime të rrejshme ushqimore të shënuara si ilaçe, publikoi Interpol.

Policia ka zënë edhe mijëra prodhime mjekësore të falsifikuara, në kohën kur vendet  përreth botës shpejtuan  të furnizohen me material mjekësor  për shkak të bllokadës  së vendosur  që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Derisa vendet përreth botës vazhdojnë me përpjekjet për ta kontrolluar Kovid-19, rrjetet kriminele të cilat i shpërndajnë  këto  prodhime të rrezikshme potenciale vetëm e tregojnë  vendosmërinë e tyre për të fituar”, deklaroi sekretari i përgjithshëm  i Interpol, Jirgen Shtok.

Krahas testeve të rrejshme për Covid-19, në aksionet janë gjetur mjete për dezinfektim, madje edhe dërgesë me ushqim detar  në Afrikën Jugore me preardhje nga Azia, e cila ka qenë me deklaracion të rrejshëm  si pajisje  mbrojtëse personale.

Ky është viti i nëntë i agjencisë për aksion të koordinuar në suaza të operacionit Opson kundër ushqimit dhe pijeve të falsifikuara ose jostandarde, e cila rregullisht konfiskon  mijëra ton prodhime të dëmshme të falsifikuara dhe potenciale./MIA