Interpelanca e opozitares VMRO-DPMNE ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov u shtjellua nga Aleksandar Nikollovski.
Nikollovski nga foltorja e Kuvendit e ka cilësuar Dimitrovin si “politikan amator”, pasi ka angazhuar që një Komision i historisë të vendos për fatin e shtetit.
“Duhet të jesh politikan amator që të pranoni që Komisioni për histori të vendos për ardhmërinë e shtetit. Kjo shkruan në pikën 8-2. Në Ballkan, ku secili e interpreton historinë siç do vetë, të pranohet që Komisioni i historisë të vendos për ardhmërinë, përsëris, është ose politike amator ose agjendë e fshehur”, tha Nikollovski.
I ka reaguar Dimitrovi, duke thënë se çfarë keni pritur, që të negocioj me Bullgarinë për gjuhën maqedonase, që më pas të ju plotësohet teza, se ja po negociojmë për gjuhën.
“Për çfarë po kritikohem, sepse nuk porosita negociata me çdo çmim? Me çmimin e gjuhës maqedonase?”, iu përgjigj Dimitrovi.
Krahas interpelancës, para deputetëve në këtë seancë janë edhe Propozim ndryshimet në Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Propozim ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhës së shenjave, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për sigurim vullnetar pensional me financim kapital, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtje nga shqetësime në vend të punës, si dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për praktikë, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Me procedure të shkurtuar në këtë seancë janë edhe Propozim ndryshimet në Ligjin për punë vullnetare, Ligjin për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi pensional me financim kapital, Ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, Ligjin për punësimin dhe sigurimin në rast papunësie, si dhe si Propozim ligji për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike./TV21
