A ka interesim te qytetarët për blerjen e obligacionit civil? Në lidhje me këtë në edicionin veror të Click Plus, foli ministri i financave Fatmir Besimi. Sot në orën 14 skadoi afati për aplikim ku qytetarët që kanë investuar mjete në obligacionin, do të marrin 5% interes. Megjithatë Besimi tha se në shtator do të lëshojnë obligacion të ri të gjelbër dhe u bëri thirrje qytetarëve edhe në të ardhmen të investojnë paratë e tyre në këtë mënyrë.
“Të dhënat e djeshme tregojnë se janë rreth 600 qytetarë dhe me këtë është tejkaluar shuma prej 10 milionëve, që dje janë arritur mbi 14 milionë. Faktet tregojnë se ekziston interesim te qytetarët, tashmë edhe para se të përfundojë periudha për paraqitje kishte interesim të madh nga ajo që ne e paraqitëm fillimisht në prospektin prej 615 milionë denarëve. Ajo që qytetarët e njohën mundësinë e tyre me këtë, që paraqet mundësi e shkëlqyeshme për ta, shuma është atraktive, investimi është i sigurt dhe pa rrezik.”- deklaroi Fatmir Besimi, Ministër I Financave.
Besimi foli edhe për tatimin e solidaritetit që këto ditë shkaktoi reagime në opinion, ndërsa ka të bëjë me kompanitë që realizojnë të ardhura më të larta. Ky propozim ligj është një prej tre ligjeve që Qeveria përsëri i parashtroi në Kuvend me flamur europian, ndërsa kritika arritën nga opozitarja VMRO-DPMNE, nga ku thonë se këto ligje nuk do t’i mbështesin.
“Likuiditeti i kompanive është dëmtuar seriozisht dhe vendosja e një takse të tillë do të komplikojë më tej kushtet tashmë të vështira dhe të pasigurta në të cilat ato operojnë. Mesazhi që qeveria po i dërgon ekonomisë është se të suksesshmit do të ndëshkohen. Gjithashtu, Odat ekonomike dhe Këshilli i Investitorëve të Huaj janë shprehur kundër një zgjidhjeje të tillë ad-hoc që krijon pasiguri tek investitorët.”- tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
Besimi u përgjigj se ky tatim është i njëhershëm dhe nuk është pjesë e sistemit tatimor dhe vendosja e tij është shembull në shumë vende europiane.
“Në vend që atë shumë të mjeteve ne t’i financojmë me huamarrje nga vendet e jashtme me shkallë më të lartë të interesit, me këtë sigurohen dhe vetëm ajo kategori që ka mbi 10 milionë euro qarkullim në nivel vjetor dhe tatimi është për 20% të fitimit, që është 20% më i lartë nga fitimi mesatarë në 3 vitet paraprake dhe këtu janë përfshirë një pjesë e kompanive dhe mendoj se edhe vetë emri tatim i solidaritetit duhet të kuptohet edhe nga komuniteti i biznesit.”- pohoi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.
Ministri Besimi foli edhe për ekonominë gri dhe apeloi deri te qytetarët që të denoncojnë të gjithë ata që nuk japin llogari fiskale. Edhe pse kjo nuk është zgjidhje dhe institucionet duhet të kryejnë punën e tyre, por megjithatë tha se kjo do të kontribuojë në luftën me ekonominë gri.
