Interes i lartë për Psikologji dhe Administratë publike! Nisin regjistrimet në UNT – 800 të regjistruar, 600 vende të lira

TË FUNDIT

Universiteti “Nënë Tereza” ka hapur dyert për studentët e rinj.

Afati i parë i regjistrimeve ka nisur, ndërsa deri tani janë paraqitur 800 studentë për drejtime të ndryshme. Mbeten edhe 600 vende të lira.

Rektori i Universiteti Bekim Fetaji, për TV21 deklaroi se interesi më i madh është për te fakulteti i shkencave sociale, më konkretisht në drejtimin e psikologjisë dhe administratës publike.

Pasi nxënësit e shkollave të mesme shpesh nuk i njohin mirë shkathtësitë e veta, Fetaji tha se janë në zhvillim e sipër të një softueri i cili përmes një pyetësori rekomandohen 3 drejtime.

Afati i dytë i regjistrimit në këtë Universitet është në datat 9-11 shtator. I treti në 19 deri më 22 shtator. Ndërsa sa i përket pagesës së semestrit, i gjithë procesi mund të kryhet brenda kampusit.