Instituti për demokraci dhe Eurothink: Duhet ekip i vogël, me profesionalizëm të lartë dhe jopartiak për negociatat me BE-së

TË FUNDIT

Instituti për Demokraci dhe Qendra Eurotink për Strategji Evropiane në kumtesë për mediat thonë se ka ardhur koha e duhur që zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane së bashku me Sekretariatin për Çështjet Evropiane të ndërmarrin hapa vendimtar për të rishikuar strukturën negociuese ekipi negociator dhe grupet e punës për përgatitjen e qëndrimeve negociuese, me qëllim ta përgatisin vendin për sfidat që qëndrojnë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Instituti për Demokraci dhe Eurothink kujtojnë se vendi aktualisht po pret për përcaktimin e kornizës negociuese nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nëse miratohet në nëntor, Konferenca e parë ndërqeveritare pritet të zhvillohet në dhjetor, duke sjellë bisedimet e anëtarësimit në BE të fillojnë zyrtarisht.

“Në rrugën e anëtarësimit të plotë, pavarësisht nga pasiguria për shkak të problematizimit nga Bullgaria të gjuhës maqedonase, emrit të shkurtër, pakicës maqedonase si disa çështje historike, vendi duhet të përgatitet me kohë për sfidën për të kryer në mënyrë efektive dhe efikase negociatat e pranimit. Për të arritur këtë qëllim dhe për t’iu përshtatur kërkesave të metodologjisë së re të negociatave të pranimit në BE, është e nevojshme të rishikohet struktura ekzistuese negociuese, e cila u krijua vitin e kaluar nga shtatë vendime të Qeverisë, të botuara në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut më 1 gusht të vitit 2019”, thonë të dy institutet.

Sipas tyre, kjo është e nevojshme, kryesisht për shkak të harmonizimit me logjikën e re politike të Metodologjisë për procesin e përforcuar të negociatave të pranimit, dhe në përputhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, se “struktura negociuese duhet të përcaktohet qartë me një mandat të qartë, pa potencial për hezitim politik dhe kompetenca të mbivendosura “.

Prandaj, ata vlerësojnë, kompetencat dhe roli i negociatorit kryesor politik dhe kryesor teknik duhet të kombinohen, ose me fjalë të tjera, Instituti për Demokraci dhe Eurothink besojnë se funksioni më i lartë negociues duhet të përqendrohet në një person dhe të koncentrohet në një institucion,  kurse sipas zgjidhjeve aktuale ligjore, është Sekretariati për Çështjet Evropiane që është themeluar për këtë.

Për më tepër, theksojnë ata, zëvendëskryeministri shtoi se “ekipi kryesor negociator duhet të jetë një grup i vogël dhe racional i më të mirëve me kriterin e vetëm njohuri, përvojë dhe besueshmëri”.