Dyert e Kuvendit të mbyllura, Çitaku: Republika është peng i Kurtit

TË FUNDIT

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, ka deklaruar se shteti po mbahet peng nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Çitaku ka publikuar një fotografi të dyerve të mbyllura të sallës kryesore të Kuvendit, duke e shoqëruar atë me një mesazh të drejtpërdrejtë.

Deputetja e PDK-së ka shkruar në Facebook:

“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët, fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”./21Media