Inspektorë nga Agjencia për fluturime civile kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Aeroportin e Shkupit në lidhje me incidentin me presidenten kosovare, Vjosa Osmani. Inspeksioni ka konfirmuar se shërbimet e aeroportit kompetente për kontroll të sigurisë kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe në përputhje me rregullativat ndërkombëtare. Edhe përkundër presioneve nga ana e personave që e kanë shoqëruar presidenten, shërbimet nuk kanë lejuar që të shmangen standardet dhe procedurat.
“Gjatë kontrollit fillestarë është konstatuar se shërbimet e aeroportit kompetente për kontroll të sigurisë, në përputhje me obligimet e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe duke respektuar rregullat që janë vendosur sipas rregullativës së implementuar ndërkombëtare, duke mos lejuar shmangje të standardeve dhe procedurave, edhe nga presioni i personave që kanë shoqëruar pasagjerin”, tha Dragi Stojanoski – Drejtor i Agjencisë për Fluturime Civile.
Pas akuzave nga Kabinetit i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se incidenti në aeroportin e Shkupit ishte “provokim dhe tendencë për të shkaktuar incident”, dhe pas pretendimeve se ajo ka kaluar nëpër aeroporte të tjera pa kaluar nëpër skaner, drejtori i Agjencisë së aviacionit civil Civilit, Dragi Stojanoski, tha se standardet ndërkombëtare janë të qarta dhe të pacenueshme. Po të kishin vepruar ndryshe zyrtarët e TAV Maqedoni dhe po të lejonin anashkalimin e procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil.
“Po të kishin vepruar ndryshe zyrtarët e TAV Maqedoni dhe po të lejonin anashkalimin e procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil, si organ përgjegjës për rregullimin e tyre. Duke marrë parasysh se këto janë standarde ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, nëse dikush dyshon në besueshmërinë e tyre, ne rekomandojmë që ta zbatojnë të njëjtën praktikë në një nga aeroportet ndërkombëtare europiane, që të binden në zbatimin e tyre”, shtoi Dragi Stojanoski – Drejtor i Agjencisë Aviacionit Civil.
Sipas drejtorit të Agjencisë së Aviacionit Civil, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka refuzuar të kalojë kontrollet e sigurisë në aeroportin e Shkupit dy herë më parë në vitin 2022 dhe 2023. Ajo i pranoi kontrollet vetëm pasi piloti refuzoi të pranonte pasagjerët në aeroplan pa kontrollin e duhur. Stojanoski thekson se Agjencia nuk dëshiron të përfshihet në trazira politike, por është i vendosur se do të bëjnë gjithçka që ky të jetë incidenti i fundit i tillë.
Për këtë rast, me reagim doli edhe Stejt Departamenti i SHBA-ve. Prej atje, në pyetje për Zërin e Amerikës, kanë thënë se janë njoftuar me rastin por nuk duan të komentojnë për një hetim që është në procedurë.
