“Infrastruktura mes notës 3 dhe 4”. Dançevska: Autostrada Kërçovë-Ohër s’duhet të presë më

TË FUNDIT

Nga një deri në pesë, infrastrukturën rrugore të vendit tonë, profesoresha e fakultetit teknik në Manastir Verica Dançevska e vlerëson me tre ose katër.

“Duhet shumë të punohet, në këto projekte infrastrukturore ata të cilat janë në pronësi të shtetit NP “Rrugët Shtetërore” duhet t’iu kushtojë kujdes të veçantë dhe t’i rregullojnë rrugët, autostradat dhe rrugët magjistrale, ndërsa ata që janë në nivel lokal, duhet komunat dhe vete qeverisja lokale duhet të ndërtojnë të reja dhe të mirëmbajnë ata ekzistuese sepse janë të lidhur njëri me tjetrin”, tha Verica Dançevska, prof.dr në Fakultetin Teknik – Manastir

Sa i takon autostradës Kërçovë-Ohër thotë se duhet të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa arsyet e vonesës i sheh si politike sepse janë ndërruar qeveri dhe ministri, e projekti nuk ka përfunduar.

“Është shumë i rëndësishëm edhe për shtetin tonë edhe për ata që kalojnë transit nëpërmjet shtetit tonë, duhet të kryhet përfundimisht sepse keni të drejtë ka një numër te madh të aksidenteve me pasoja fatale, duhet të gjendjen mjete dhe mënyra dhe si të përfundojë korridori në kohën më të mirë të mundshme”, shtoi Dançevska.

Autostrada Kërçovë-Ohër, pjesë e Korridorit 8, ka mbi 10 vite që ka nisur e ende punët nuk janë mbyllur. Qeveria e kaluar pat premtuar se punët do të mbylleshin në fillim të 2025-tës, por afati i përfundimit është zgjatur deri në në vitin 2027.