Inflacionit të lartë në Gjermani “nuk po i shihet fundi”

TË FUNDIT

Çmimet në Gjermani do të vazhdojnë të rriten në muajt në vazhdim, kanë treguar rezultatet e një sondazhi të kryer nga Instituti ifo.

Sipas të dhënave, të gjitha kompanitë e ushqimit planifikojnë t’i rrisin çmimet në të ardhmen.

Ekonomistët e Mynihut po ashtu kanë thënë se edhe çmimet e energjisë dhe gazit do të vazhdojnë të rriten, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Fatkeqësisht valës së inflacionit nuk po i shihet fundi ende”, ka thënë shefi i Institutit ifo, Timo Wollmershauser.

Të dhënat kanë treguar se 100 për qind e dyqaneve ushqimore dhe 92 për qind e atyre me produkte kimike janë duke planifikuar rritjen e çmimeve.