Incidenti në Maqedoni, gishti drejtohet nga pushteti

TË FUNDIT

Lidhur me incidentin e një grupi të armatosur në postën e policisë në fshatin Goshincë të Likovës kanë pasuar edhe reagimet e para.

Përgjegjësia mbi këto incidente i drejtohet pushtetit në Maqedoni dhe se kjo siç thuhet ndodhë për të defokusuar vëmendjen e opinionit ndaj ngjarjeve aktuale të krizës politike dhe përgjimeve në Maqedoni.

Ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Likovës, Abedin Zymberi thekson se ngjarja në Gushincë ishte një lojë amatorësh dhe jo profesionale që nuk meriton vëmenjde të madh.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani duke theksuar se nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik apo çfarë do lloji qoftë në Maqedoni.

Ish-komandanti i forcave maqedonase të sigurisë dhe kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov kohë më parë ka paralajmëruar incidente të kësaj natyre. Ai në një fjalim para servisit publik RTVM qysh më 4 prill kishte deklaruar se Qeveria ka paguar 2 milionë euro për të provokuar konfliktin ndëretnik, kurse për atë qeveria ka akuzuar atë dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

Eksperti për çështje të sigurisë, Ivan Babanovski ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë në asnjë mënyrë nuk duhet përfshihen në lojën e fundit të çoroditur, e cila ka për qëllim që të shpëtojë “kriminelët e pushtetshëm”, raporton INA.

“Thuhet se kinse janë angazhuar 40 veteran të UCK-së nga Kosova në mesin e tyre edhe nga fshati Tanushë. Këtë skenar nuk e mbështesin pjesa më e madhe nga radhët e BDI-së. Përcillni këto ngjarje dhe më gjeni vetëm një njeri në Maqedoni që do të besojë në këtë punë dhe lojëra qesharake. Por edhe me siguri do të marrim edhe xhirime tjera nga komploti i komunikimit ndaj Republikës së Maqedonisë”, shkruan në profilin e tij në Facebook.