Imunizimi edhe me dozën e tretë të vaksinës

TË FUNDIT

Sot është rekomanduar zbatimi edhe i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.

Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse rekomandimi është dhënë në mënyrë gojore, duhet të formalizohet dhe gjatë javës pritet zbatimi në praktik i të njëjtit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe.

“Në mëngjes kishte rekomandim nga Komiteti për imunizim që arriti nëpërmjet kryetares dhe ai është që të rekomandohet doza e tretë e vaksinës te personat që ka pasur komprometim. Me dozën e tretë do të vaksinohen pacientët me transplantim, pacientë që janë në dializë kronike dhe një kategori e pacientëve me imunitet të dobët”, tha Filipçe transmeton TV21.