Ilham Aliev: Ka të plagosur në mesin e ushtarëve, Azerbajxhani nuk do të hesht për veprimet e Armenisë

TË FUNDIT

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, deklaroi se ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe në mesin e ushtarëve pasi forcat armene kishin hapur zjarr përgjatë vijës së ndarjes.

“Sot në mëngjes forcat armene filluan të gjuajnë ndaj pozicioneve të armatës së Azerbajxhanit dhe lagjeve në drejtime të ndryshme përgjatë linjës së ndarjes. Zjarri ishte hapur nga armë të ndryshme, përfshirë edhe me kalibër të madh. Ky është edhe një provokim ushtarak i Armenisë”, theksoi Aliev.

Ai theksoi se Azerbajxhani nuk do të hesht për veprimet e Armenisë.

“Për momentin, sulmet ndaj pozicioneve armiqësore po vijojnë, është shkatërruar pajisje ushtarake” tha Aliev.

Armenia bëri të ditur se forcat e saj kanë rrëzuar dy helikopterë të Azerbajxhanit dhe tri fluturake pa pilot. MB e Azerbajxhanit paraprakisht kumtoi se forcat armene kishin gjuajtur përgjatë linjës së ndarjes dhe se ka viktima në mesin e civilëve.