Icardi blen makinën më të shtrenjtë në botë

TË FUNDIT

Mauro Icardi kthehet sërish në vëmendjen e mediave. Por, kësaj radhe jo për ndarjet apo pajtimet me Wanda Narën, por për një blerje që ka bërë.

Futbollisti argjentinas i ka bërë dhuratë vetes makinën më të shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për Rolls Royce Boat Tail, një makinë që është prodhuar me dorë e gjitha dhe me shumë detaje të personalizuara sipas dëshirës së sulmuesit të Gallatasarajit.

Mendohet se kjo makinë i ka kushtuar Icardit 23-25 milionë euro.

Ka vetëm 3 Rolls Royce Boat Tail në botë dhe të treja janë ndryshe nga njëra-tjetra, pasi secila ka detaje të personalizuara të pronarit që i ka blerë.