I tha të shkojë t’i marrë pako me pjesë nga një person tjetër dhe t’i paguajë 300 euro, tetovari thotë se është mashtruar nga një shkupjan

TË FUNDIT

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një 37-vjeçar ka raportuar se është mashtruar nga një person që sipas tij është prezantuar se është nga Shkupi.

“Me datë 17.05.2022 në ora 16.50 në SPB Tetovë, 37 vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 300 euro. Sipas denoncimit, personi është prezantuar se është nga Shkupi dhe se i ka kërkuar që të vendos gardh në oborrin e tij në Shkup. Siç është raportuar, ai ka kërkuar nga denoncuesi që të shkojë dhe të marrë matjet e gardhit dhe gjatë rrugës për në Shkup në pikën e
karburantit në autostradën Tetovë-Shkup t’i marrë një pako me pjesë nga një person tjetër dhe t’i paguajë 300 euro, të cilat do t’i kthejë kur të takohen. Sipas kallëzimit, pasi ka marrë pakon, ai e ka kërkuar në telefon, por personi nuk ka qenë në dispozicion dhe ka dyshuar se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.