I paraburgosuri që vdiq në Shutkë nuk ka qenë i infektuar me COVID-19

TË FUNDIT

I paraburgosuri 23 vjeçar që ndërroi jetë në burgun e Shutkës nuk qenë i infektuar me virusin korona. “Testi i tij për koronavirus ka dalë negativ” tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme online.

“Atje vazhdon puna aktive e mjekëve me teste dhe kontrolle mjekësore, ndërsa gjatë ditës së nesërme do ta kem numrin e saktë të testeve të përpunuara pas çka do ta bëjmë të ditur për publikun” tha Filipçe, përcjell TV21.

23-vjeçari që ndërroi jetë është nga Gostivari ndërsa ka qenë nën masën e paraburgimit nga muaji dhjetor derisa dyshohej për veprën penale “përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike”. Shkaqet e vdekjes pritet të konfirmohen pas autopsisë./TV21

🔴 [ВО ЖИВО] Онлајн прес-конференција на министерот за здравство Венко Филипче

🔴 [ВО ЖИВО] Онлајн прес-конференција на министерот за здравство Венко Филипче

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 16. April 2020